Gjykatës e Shkallës së Parë për Krime të Rënda në Tiranë ka vendosur sekuestrimin e rreth 1.5 milion euro pasuri në pronësi të Admir Muratajt.
Murataj është i shumëkërkuari që mbeti i vrarë në shkëmbimin me armë zjarri me forcat e rendit pas megagrabitjes së 9 prillit në aeroportin e Rinasit.
Sekuestrimi është bërë me akuzën se këto pasuri janë përfituar me anë të krimit të organizuar.
Admir Murataj mbeti i vrarë në përplasjen me Policinë në kohën kur ai dhe banda e tij grabitën miliona euro të bankave, ngarkuar në avionin që ndodhej në pistën e Rinasit. (kliko ketu).












