Ashtu si kishte paralajmwruar, gazetari gjerman i gazetës BILD ka publikuar pjesën tjetër të përgjimeve, këtë herë me protagonist kryeministrin Edi Rama.
Kreu i qeverisë, Edi Rama, dëgjohet duke komunikuar me një person të quajtur Arben Keshi, drejtor në Ministrinë e Brendshme në 2017.
BILD ka hedhur regjistrime të gjera telefonike – të bëra nga hetuesit shqiptarë – të cilët tregojnë për herë të parë se ka pasur një plan sistematik nga partia qeverisëse socialiste e kryeministrit Edi Rama për të manipuluar zgjedhjet në vitin 2017! Objektivi: mashtrimi elektoral, blerja e votave, shantazhi i votuesve të opozitës.
Ketu gjeni videon e pubblikuar nga Bild: https://www.bild.de











