Shoqata e gazatrëve ka kërkuar lirimin e koleges së tyre Suela Musta, që është dhe anëtare e AMA-s. Gazetarja është arrestuar gjatë ditës së djeshme, ndërsa mbetet shumë e paqartë akuza që rëndon mbi të.
“Kërkojmë nga organet ligjzbatuese të bëjnë trasparencë, në mënyrë që kolegia Musta dhe një tjetër koleg i shpallur në kërkim, të mos përdoret për sfond influencash politike në aksione me efekt të dirigjuar publik”,-thuhet në deklaratën e shoqatës.
DEKLARATA E PLOTE
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë shprehin shqetësimin për ndalimin e koleges Suela Musta, anëtare e AMA-s, në kushtet kur vetë institucionet nuk ofrojnë transparencë mbi “rrezikshmërinë” e znj.Musta, për një masë të tillë të ekzekutuar nëpër natë, sipas informacioneve sporadike për dhënien e një licence, nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, për një TV klabllor në Elbasan dhënë persona tepër të njohur për policinë, e sot në arrestuar.
Pa ndërhyrë në diskrecionin e hetimit, kërkojmë nga organet ligjzbatuese të bëjnë trasparencë, në mënyrë që kolegia Musta dhe një tjetër koleg i shpallur në kërkim, të mos përdoret për sfond influencash politike në aksione me efekt të dirigjuar publik.
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë po ndjekin me vëmendje këtë rast e solidarizohet me kolegët, që po përballen me këtë situatë kaq të paqartë.












