Ylli Kim Kardashian është parë kohët e fundit pranë presidentit Donald Trump, kjo pasi ajo ka mbështetur shumë prej nismave të tij.
Së fundmi, ajo ishte e ftuar në Shtëpinë e Bardhë, aty ku mbajti një fjalim dhe rrëmbeu gjithë vëmendjen e presidentit. Ylli i Reality Shoë ju bashkua presidentit për promovuar një nismë që synon të ndihmojë personat që lirohen nga burgu të gjejnë një punë e të integrohen në shoqëri.
“Është me të vërtetë një nder që të jem këtu sot,” tha Kardashian, i cili ka avokuar për çështjet e reformës së drejtësisë penale. Ajo e quajti mbështetjen e Trump për programin “Shansi i dytë”,magjik dhe shtoi se iniciativa me të cilën kishte partnerizuar, me organizatën Lyss dha shpërblime dhe karta dhuratë për kriminelët e reformuar për të shkuar pas daljes nga burgu në intervista pune.
Fillimisht ulur midis Jared Kushner dhe Ivanka Trump, Kardashian, u përshëndet mes duartrokitjesh teksa mori fjalën.
Presidenti Trump, nga ana e tij, tha se ishte një fans i Kardashians, duke vlerësuar rolin e saj në miratimin e të ashtuquajturit “First Step Act”, që parashikon ndër të tjera programe suporti për të ish të burgosurit.













