Senatori i Lega Manuel Vescovi, anëtar i Komisionit të Jashtëm të Senatit italian, duke ndjekur përkeqësimin e situatës politike në Shqipëri shpreh shqetësimin e madh për tensionet e fundit politike, të ndodhura sidomos ditët e fundit.
Senatori Vescovi fton partitë politike të vendosin dialogun si zgjidhjen e vetme politike paqësore dhe demokratike për vendin. Cdo zgjidhje tjetër do të përkeqësonte pashmangshmërisht ngjarjet.
Presim që Shqipëria të sillet si anëtar i përgjegjshëm i NATO-s dhe jo si një vend qartësisht konfliktual. Italia beson që vendi i Shqiponjave mund të përmbushë detyrimet e veta duke luftuar në përditshmëri fenomenet e përkeqëesuara të kriminalitetit dhe korrupsionit, duke mbajtur dhe ruajtur kryesisht stabilitetin dhe standartet demokratike të cilat do të ishin të pamundura të garantoheshin pa zgjedhje të mirëfillta demokratike.












