Një ‘incident’ ka ndodhur këtë të enjte, teksa kryeministri po fliste gjatë fushatës elektorale që mbajti në Prrenjas.
Një qytetar ka bërtitur “Rama ik” teksa kryeministri ka bërë sikur nuk e ka dëgjuar. Përkundrazi, Rama ka falenderuar të pranishmit për mikpritjen në një orë të pasdites ku temperaturat janë ende të nxehta.
Kjo nuk është hera e parë që në mitingjet e Ramës dëgjohen thirrje kundër tij. Një rast i ngjashëm ndodhi në Dibër, ku Rama iu përgjigj shkurt qytetarit duke i thënë
“Po, po do iki do iki”











