Kreu i qeverisë është nisur drejt Librazhdit për vijimin e fushatës elektorale, por dhjetëra qytetarë dhe simpatizantë të PD-së janë mbledhur për ta pritur me protesta kryeministrin.
Nën thirrjet “Rama ik”, protestuesit janë mbledhur në hyrje të Librazhdit për të kërkuar mosardhjen e kryeministrit dhe largimin e tij nga pushteti.
Kujtojmë se pak ditë më parë, PD vendosi krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë, një lëvizje e cila ndër funksionet e tjera, ka për qëllim një prezencë të shtuar në kundërshtimin e Ramës dhe fushatës së tij elektorale.
https://www.facebook.com/121577844669798/posts/1296874903806747?sfns=cl











