Parlamenti do të mblidhet me kërkesën e veçantë të Partisë Socialiste ditën e sotme. Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 10:00, në seancë plenarë vetëm për një pikë në rendin e ditës: Mocion me debat mbi aktin e Presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Debatet janë parashikuar të zgjasin dhe fjalën do ta marrë në veçanti, kryeministri Edi Rama.
Në axhendë thuhet: “Mocion me debat, kërkuar nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste “Mbi aktin e Presidentit të Republikës për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, datë 5.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.”

Kujtojmë këtu që presidenti Meta shfuqizoi dekretin për zgjedhjet e 30 Qershorit, ndërsa dje zhvilloi konsultimet e para me partitë opozitare për një datë të mundshme zgjedhjesh.












