Presidenti Ilir Meta ka njoftuar se do të ketë sot një konferencë për mediat në orën 17:00.
Kjo konferencë do të mbahet menjëherë pasi Kuvendi i Shqipërisë të zhvillojë mocionin me debat. Kjo është konferenca e tretë e Presidentit Meta brenda pak ditësh që pas vendimit të së shtunës së shkuar për të zhdekretuar datën e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Mazhoranca socialiste në pushtet ka kërkuar shkarkim të kreut të shtetit pasi sipas tyre ka shkelur Kushtetutën.
Në axhendën e sotme në Parlament thuhet: “Mocion me debat, kërkuar nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste “Mbi aktin e Presidentit të Republikës për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, datë 5.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.”











