Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka vene në shenjestër të reagimit të tij në rrjetet sociale, Presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Junker. Duke postuar foton e këtij të fundit duke u puthur me Kryeministrin Rama, Ndoka shkruan se Junker është pijanec dhe me tendencë për LGBTI.
Sipas demokristianit, Presidenti i Komisionit Europian di që zgjedhjet në Shqipëri zhvillohen në muajin prill.
“Rëndë ky Juncker; pijanec dhe tendencë për lgbti!😡 Të keqen e Knutit!😉
Ky i din zgjedhjet lokale në Prill, pupu, mirë që nuk e kemi në Shtator!🙏”, shkruan Ndoka.

Kujtojmë se në fund të konferencës me kryeministrin Rama, ajo që u vu re ishte luhatja e Juncker dhe puthja që i dhuroi kryeministrit Edi Rama në faqe. (kliko ketu)











