Bashëkshortja e Stresit, Keisi prej disa ditësh është në Tiranë dhe nuk e mban të fshehtë ardhjen e saj. Kjo pasi ka një arsye shumë të veçantë, që sigurisht është dashuria e jetës së saj.
Madje në rrjete sociale, aty ku është mjaft e afërt me ndjekësit ajo ka shpjeguar se mezi i pret ditët e hëna për ta takuar atë në qelinë e burgut.
Së fundmi e pyetur nga një fans nëse e ka takuar Stresin, Keisi ka treguar për takimin me të duke u shprehur: “Normal që po, unë vetëm për të kam ardhur”.













