Një 60 vjeçar është plagosur rëndë nga i vëllai i vet në qytetin e Vlorës pak më parë.
Raportohet se pas një konflikti për motive të dobëta, 55 vjeçari me inicialet A.T ka plagosur me vegël pune vëllain e vet, 60 vjeçarin me inicialet H.T i cili ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Kërkovë, ndërkohë 50 vjecari është shoqëruar në Komisariatin e Vlorës për veprime të mëtejshme hetimore.











