Mbledhja e Komisionit Qëndror të zgjedhjeve e paralajmëruar të mbahej në orën 12:00 është shtyrë për në orën 14:00.
Kujtojmë se kjo mbledhje u thirr nga dy anëtarët e këtij komisioni, konkretisht Denar Biba dhe Bledar Skënderi, pa thirrur kryetarin e saj. Sipas informacioneve, pritet të diskutohet mbi dekretin e Presidentit, Ilir Meta për ç’dekretimin e datës së paracaktuar të zgjedhjeve vendore.
Në argumentin e shtyrjes së orarit të mbledhjes, theksohet se bëhet për shkak se nevojitet kohë për të shqyrtuar argumentet e Presidentit për ndryshimin e datës së zgjedhjeve.
Kryeministri Edi Rama pas përfundimit të mbledhjes me kryesinë e PS-së ndodhet ende në një takim me ambasadorët e vendeve të BE-së të akredituar në Tiranë, dhe kjo mund të jetë edhe arsyeja e vërtetë e shtyrjes së mbledhjes së KQZ-së që të mësohet se çfarë mund të dalë nga ky takim.












