Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas vendimit të Kryesisë së PS-së sipas të cilës do të niste proceduarat për shkarkimin e presidentit, Ilir Meta.
Kjo deklaratë e kryeministrit Edi Rama erdhi menjëherë pasi Meta vendosi të zhdekretojë datën e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Me një shënim në “Facebook”, Paloka shprehet se kryeministri po vijon të gërmojë në gropën ku është futur vetë, ndërsa ironizoi fjalët e Ramës kur shprehet se është “tre hapa para” në krahasim me kundërshtarët politikë.
“Kurre nuk zhgenjen! I parashikueshem ne cdo hap qe hedh ! Po kur thote :”Jam tre hapa para…”Do shkarkoj Meten -thote-qe vete e beri President ! Vazhdon te germoje gropen ku eshte futur vete !
Vetem nje si ai mendon se nga gropa dilet duke germuar !!! Velina e bashkise nderkohe i rri tek koka dhe e nxit te germoje me fort…”-shkruan ai.











