Studentja Pranvera Paci është dënuar pas veprimit të saj ndaj rektorit të shkollës në Shkodër.
Bëhet fjalë për ngjarjen e bujshme të ndodhur pak ditë më parë. Ajo ka humbur vitin shkollor, pas vendimit të Universitetit.
Këshilli në Universitet ka vendosur që Paçi të pezullohet deri në fundin e këtij viti akademik, çka bën që ajo të përsërisë vitin.
Akti i saj erdhi pasi ishte mbledhur komisioni i etikës, në të cilin do të merrej vendimi për studentët të cilët dhunuan pak kohë më parë derën e Universitetit të Shkodrës.











