Persona të paidentifikuar kanë djegur makinat e kryetares së PD-së në Ulëz të Matit.
Mësohet se dy makinat janë në pronësi të kryetares së PD Ulëz njëkohësisht administratore e kësaj njësie për Bashkinë Mat, Gjelina Kalthi.
Makinat janë shkrumbuar pranë banesës së Kalthit. Dyshohet se ngjarja mund të jetë e qëllimshme.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.











