Një sherr brenda në familje nuk ka shkuar si duhet. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kamzë.
Një 17-vjeçare ka plagosur me thikë kunatin e saj, i cili ndodhet në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se në shtëpinë e çiftit që ka një fëmijë ka shkuar kunati nën efektin e alkoolit dhe është konfliktuar me çiftin
Në polici, e mitura është shprehur se kunati e kishte kërcënuar me thikë gjatë një konflikti mes tyre. Sipas saj, ai kishte shkuar në shtëpi në gjendje të lirë.
Ndërsa policia ka proceduar në gjendje të lirë 17-vjeçaren pasi është nënë e një foshnje.











