• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kryemadhi për protestën e nesërme: Nuk do djegim godina shtetërore, do rrëzojmë Ramën

droni by droni
7 June, 2019
in Politika
0
Kryemadhi për protestën e nesërme: Nuk do djegim godina shtetërore, do rrëzojmë Ramën
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në një takim me strukturat e LSI në Tiranë, kryetarja Monika Kryemadhi i ka ftuar edhe një herë shqiptarët për një pjesëmarrje sa më masive në protestën e nesërme të Opozitës.

“Largimi i Edi Ramës do të thotë fund i tranzicionit në vend. Nuk ka më asnjë kompromis me një njeri që punon për grupin e tij të klientëve dhe ka varfëruar shqiptarët. Me atë që jo vetëm premtoi 300 mijë vende pune, por largoi 500 mijë shqiptarë”,- tha Monika Kryemadhi.

Vetëm një protestë paqësore dhe në formën më të bukur do të jetë goditja më e rëndë për krimin e organizuar dhe për Edi Ramën.

 Kryemadhi: Në rradhë të parë dua tju falënderoj të gjithëve. Ju jam shumë mirënjohëse për të gjithë kurajën, mbështetjen që më keni dhënë gjatë gjithë kësaj kohe. Fitova një betejë, një betejë që është shumë e rëndësishme për familjen time, për fëmijët e mi, por mbi të gjitha një betejë e cila vë njerëzit për të kuptuar që jeta ka shumë vlerë, ka rëndësi për njeriun dhe të gjithë jetojmë e punojmë për të pasur një jetë më të mirë, për t’ju shërbyer familjarëve tanë, dhe për të qenë njerëz të devotshëm të shoqërisë dhe shërbëtorë të Zotit. Dua të falënderoj edhe mjekët që realizuan një mrekulli me mua, mbi të gjitha doktoreshë Silvën, të cilën dua ta falënderoj në emrin tuaj. Falimenderit shumë, pasi këto dy javë ishin të rëndësishme për mua, por jam e bindur që kjo mungesë prej dy javësh do ta kompensoj me një shpejtësi jashtëzakonisht të madhe. Sepse të gjithë së bashku ne duhet të bëjmë një angazhim dhe përfshirje të të gjithë qytetarëve të Tiranës. Sot kur po vija, me Petritin diskutuam edhe me Luanin ishte e domosdoshme takimi me strukturat e Tiranës për shkak të protestës së ditës së nesërme.

Protesta e nesërme nuk është as protestë e LSI-së, as e PD-së, por është një protestë e qytetarëve të Tiranës, por edhe e gjithë qytetarëve të Shqipërisë që janë të gatshëm për të ardhur dhe për të protestuar.

Sot qytetarët nuk kanë ndërmend të gjejnë armikun e klasës, as nuk kanë ndërmend të gjejnë imperializmin dhe revizionizmin, por mbi të gjitha qytetarët e Tiranës sot kanë ndërmend të garantojnë të ardhmen fëmijëve të tyre, të garantojnë mirëqenie për familjet e tyre, të garantojnë arsim të barabartë për fëmijët e tyre, të garantojnë shëndetësi të denjë për veten e tyre, të garantojnë një ekonomi të fortë, të garantojnë punë dhe mbi të gjitha të garantojnë siguri për të ardhmen e fëmijëve dhe për të ardhmen e Shqipërisë.

Protesta e ditës së nesërme është shumë e rëndësishme, sepse pjesëmarrja sa më e madhe e të gjithë njerëzve dhe njoftimi derë më derë i të gjithë komshinjve tanë, miqve tanë, familjarëve tanë, për të qenë pjesë e asaj proteste, sepse vetëm një pjesëmarrje madhështore do të shkundi nga themelet atë mentalitet të kalbur që ka ngelur në mendjen e Kryeministrit të ikur.

Beteja jonë nesër nuk është as me uniformën e policisë, as me godinën e Kryeministrisë dhe as me godinat e shtetit shqiptar.

Të mos harrojmë që ata që vuajnë njëlloj si ne dhe si gjithë shqiptarët janë motrat dhe vëllezërit tanë që kanë gardhin rrethues që duhet të mbrojnë një kryeministër të ikur.

Të mos harrojmë që godina dhe dhuna që ushtrohet ndaj tyre përsëri paguhen me paratë e taksapaguesve tanë. Mos harrojmë që çdo dhunë nuk i jep vlerë protestës, por përkundrazi i jep rolin e viktimës Edi Ramës.

Edi Rama nuk është viktima. Viktima janë shqiptarët. Edi Rama është emri dhe fytyra e krimit të organizuar dhe beteja jonë e pandalur dhe pa asnjë kompromis, nuk është as me Partinë Socialiste, nuk është as me institucionet e shtetit shqiptar.

Beteja jonë është me krimin e organizuar, i cili ka fytyrën dhe emrin e Edi Ramës dhe kjo betejë nuk do të ndalet deri sa të çrrënjoset njëherë e përgjithmonë.

Largimi i Edi Ramës do të sjellë përfundimisht largimin e tranzicionit shqiptar.

Sot më shumë se kurrë unë jam e bindur se jemi në rrugë të mbarë. Pse jemi në rrugë të mbarë? Jemi në rrugë të mbarë sepse besoj e mbani mend të gjithë që në 27 qershor të 2017-s vetëm dy ditë pas zgjedhjeve të famshme të 25 qershorit, ish-kryetari i asaj kohe Petrit Vasili mbajti një konferencë për shtyp ku denoncoi krimin e organizuar që grabiste dhe dhunonte votat e shqiptarëve. Kur denoncoi që krimi i organizuar me paratë e trafikut të drogës bliheshin dhe intimidoheshin shqiptarët për të ndryshuar rezultatin në kutitë e votimit. Dhe sot ja ku jemi.

Vërtetë me një kosto shumë të madhe politike, shoqërore dhe ekonomike për Shqipërinë, sot ne jemi përballë një rrënoje e cila është në grahmat e saj të fundit, e cila po kërkon çdo ditë e më shumë sadopak oksigjen. Por ne e kemi vendosur, do ja heqim prizën.

Nuk ka më asnjë moment dhe asnjë kompromis me një njeri i cili jo vetëm që ka punuar dhe po punon për grupin e tij të klientëve prej pesë vetash, por përkundrazi ka varfëruar shqiptarët. Nuk ka kompromis me askënd i cili jo vetëm që premtoi 300 mijë vende të reja pune, por largoi 500 mijë shqiptarë nga Shqipëria. I cili rriti taksat, rriti çmimin e energjisë elektrike, rriti faturën e ujit, rriti koston e jetesës për shqiptarët, ndërsa rrogat përkundrazi i la aty ku ishin, duke zhvlerësuar lekun shqiptar dhe duke u krijuar shqiptarëve një pasiguri shoqërore, ekonomike dhe duke mos iu garantuar atyre të ardhmen e fëmijëve.

Prandaj më lejoni që në emrin tuaj, nga kjo sallë t’iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës, të gjithë vajzave shqiptarë dhe nënave shqiptare që nesër të jemi në protestë. Të jemi në protestë të gjitha duke protestuar jo si gratë që merremi me politikë por si nëna që do të protestojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë, do të protestojmë për të ardhmen e Shqipërisë. Kushdo nga ne që bën kompromis në kurriz të të ardhmes së shqiptarëve dhe fëmijëve të tyre, nuk dot ë jetë gjë tjetër veçse tradhti kombëtare.

Prandaj të gjithë bashkë nesër në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, në orën 19:00 , me dorën në zemër, me mendjen në Zot dhe duke u lutur për qëllimin tonë për të bërë Shqipërinë anëtare të BE.

Vetëm një protestë madhështore ku brenda saj ka të rinj dhe të reja, gra dhe burra, gjyshër që mbajnë prej dore nipërit e tyre, që protestojnë paqësisht, që protestojnë në formën më të bukur që është parë ndonjëherë në Shqipëri, do të jetë goditja më e madhe për fytyrën e krimit të organizuar dhe emrin e krimit të organizuar që është Edi Rama. Zoti ju ruajt ju, Zoti ruajt familjet tuaja, Zoti e bekoftë Shqipërinë.

Tags: Edi Ramamonika kryemadhiprotesta e opozites
Previous Post

Meta: Bundestagu, rol kyç për garantimin e perspektivës evropiane të Shqipërisë

Next Post

Moderatorja shqiptare tregon jetën në fshat: ‘Ishte një tmerr i vërtetë, milja lopën’

droni

droni

Next Post
Moderatorja shqiptare tregon jetën në fshat: ‘Ishte një tmerr i vërtetë, milja lopën’

Moderatorja shqiptare tregon jetën në fshat: 'Ishte një tmerr i vërtetë, milja lopën'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.