Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për lirimin e Ervis Martinaj përmes garancisë pasurore. Kësisoj apelimi i prokurorisë dhe kërkesa për burg është rrëzuar për herë të dytë.
Treshja gjykuese e përbërë nga Flutura Skënderi relatore dhe Gramoz Levanaj e Artur Gaxha, e ka vlerësuar të drejtë masën e caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Martinajn.
I përfshirë në masakrën në ish bllok, ngjarje e cila ndodhi më tetor të vitit 2018 në Tiranë, Martinaj ishte i vetmi që qëndronte në burg për vrasjen e plagosjet që ndodhën atë natë nën akuza për një sërë veprash penale përfshi këtu edhe akuza që nuk kishin të bënin drejtpërdrejt me masakrën.











