Ish-deputeti i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar së fundmi lidhur me aferat korruptive të qeverisë, ku sipas tij më e madhja është ajo e Unazës.
Vasili shkruan se shqiptarët kanë të drejtën e tyre për larguar me çdo kusht Edi Ramën nga pushteti pasi sipas tij qeveria e tij ka grabitur 190 milion euro për një rrugë të vetme Milot Balldren.
“Edi Rama me te tijët grabisin 190 milion euro për një rrugë të vetme Milot-Balldren dhe 40 milionë euro tek Unaza e Re për vetëm 2 km rruge dhe guxojnë te rrinë akoma në karriget e pushtetit.”, shprehet ai.
REAGIMI I PLOTE
Dhjetra mijra qytetare çekë jane per jave te tera ne proteste ku kerkojne doreheqjen e kryeministrit Andrej Babis sepse ka shperdoruar 2 milion euro nga fondet europiane.
Edi Rama me te tijte grabisin 190 milion euro per nje rruge te vetme Milot Balldren dhe 40 milion euro tek Unaza e Re per vetem 2 km rruge dhe guxojne te rrine akoma ne karriget e pushtetit.
Shqiptaret jane ne te drejten e tyre te largojne me cdo kusht Edi Ramen bile nuk duhet te vonojne më asnje minute ….











