Trupi i një gruaje u gjet i pajetë dhe i mbytur në një lumë të fshatit Ndërnënas, në Libofshë të Fierit.
Sipas informacioneve të para nga policia u tha se trupi i pajetë i gruas së moshuar është gjetur nga peshkatarë të zonës. Ndërkohë mësohet se gruaja është Bala Marra.
Viktima është e datëlindjes 1948 dhe është nga Kozara e Kuçovës. Ajo dyshohet të jetë vetëmbytur në lumin Osum.











