Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mesnatës së sotme. Një grua është gjetur e pajetë rreth 70-vjeç në fshatin Ndërmënas, Libofshë.
Mësohet se gruaja është gjetur e pajetë nga peshkatarët në bregun e detit.
Trupi i saj u transportua në morgun e Spitali Rajonal Fier, ndërsa po punohet për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.
Paraprakisht, dyshohet se gruaja mund të jetë mbytur në det.











