Gazetarja investigative, Klodiana Lala e ftuar në edicionin e lajmeve në News 24 ka folur për përgjimet e publikuara në gazetën gjermane Bild.
Lala ka falenderuar gazetarin që bëri të mundur zbardhjen e këtyre përgjimeve
Sipas Lalës, ai i dha një mësim edhe prokurorisë, por edhe gazetarëve shqiptarë.
‘Do doja të isha une pronarja. E kam xhelozuar gazetarin, që erdhi dhe na nxori këto. Më ka surprizuar për informacionin që dinte për gjithçka çfarë ndodhte në Shqipëri.’, tha Lala.











