Mediat greke raportojnë se në orët e mbrëmjes është arrestuar edhe shqiptari i dytë nga katër që u arratisën nga Drejtoria e Transferimit të Petros Rallis në Athinë mëngjesin e sotëm.
Raportohet se ai u arrestua në lagjen “Botaniko” në Athinë.
Ai ka tentuar të largohej me vrap, por ra në pranga e policisë.
Më herët gjatë mëngjesit u arrestua një tjetër shqiptar, ndërsa dy mbeten ende në kërkim.
Dy prej tyre janë indentifikuar si Endrit Bacaj dhe Xhelo Hasani.












