Një nga personazhet i cili ishte më i lumturi për fitoren e Liverpool ishte trajneri i skuadrës, Jurgen Klopp.
Jurgen Klopp pranoi se fitorja e Liverpulit mbi Tottenham Hotspur në Madrid mund të ketë qenë nata më e mirë e jetës së tij. Të kuqtë fituan 2-0 në Wanda Metropolitano në Madrid falë golave nga Mohamed Salah dhe Divok Origi.
Ky ishte suksesi i madh për Klopp, pasi arriti ti dhuronte skuadrës trofeun e gjashtë në historinë e Champions League. Klopp ka drejtuar Liverpool për 4 vite, dhe duhet të ishte ky vit kurorëzimi i përpjekjeve të tij në skuadër.
Festa e tij ka qënë e çmendur, sikurse dhe intervistat e tij para mediave, ku nuk e ka kursyer as humorin dhe as gëzimin e madh.
“Fituam me dy gola. Këtë fitore ja dedikoj familjes time dhe të gjithë tifozëve tanë, gjithçka për këta njerëz. Nuk kam fjalë. Pas shumë finaleve të humbura e meritonin këtë. Deri më sot i kisha humbur të gjitha finalet. Më kujtohet familja ime. Ata kanë vuajtur shumë më shumë se unë. Jam krenar për këtë klub”, deklaroi Klopp.
https://www.youtube.com/watch?v=KHOSYlvNvqs












