Për të shpërqëndruar vëmendjen e tij nga protesta e opozitës, kryeministri Rama ka treguar se dita për të ka nisur e qetë dhe ndryshe nga herët e tjera.
Duke postuar në Instagram, Rama ka treguar veprimin e fundit të djalit të tij Zaho, i cili ka menduar t’i dhurojë një surprizë të këndshme dhe kreative në të njëjtën kohë.
Në foton e publikuar nga kreu i Qeverisë, djali i tij Zaho ka mbushur rrotën e makinës me heronjtë e tij lodra. Mesa duket dhe Zaho është kreativ, kur vjen puna tek dhënia e mesazhevë për babain e tij.
“Mirëmëngjesi i Zahos për mua sot 😍”-shkruan kryeministri Rama krahas fotove.












