Njëzet e nëntë migrantë janë lënduar pas shpërthimit të zjarrit në një kamp të migrantëve në veri-perëndim të Bosnje e Hercegovinës.
Sipas zëdhënësit të policisë rajonale, Ale Siljdedic, të lënduarit u dërguan në spitalin e Kladusës së madhe, pas shpërthimit të zjarrit në kampin Miral, që strehon 500 migrantë.

Rreth 25,000 persona nga Azia dhe Afrika veriore, kanë hyrë në Bosnje nga Serbia dhe Mali i Zi, vitin e kaluar.
Vetëm rreth 3,500 nga ta ishin akomoduar në qendrat tranzitore, derisa pjesa tjetër ka mbetur rrugëve.











