Disa lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti janë ndjere mëngjesin e sotëm në rrethin e Korçës rreth orës 06:33 minuta.
Tërmeti me magnitudë 5 ballë dhe thellësi 10 km, ka alarmuar qytetarët, të cilët kanë dalë jashtë banesave të tyre.
Raportohet se epiqendra ka qenë në fshatin Mollas të rrethit të Korçës, ndërsa në 3 banesa në fshatin Vidohovë të Devollit ka patur dëmtime.
Lëkundjet e tërmetit kanë zgjatur për disa sekonda, por deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.












