Qarku i Korçës u zgjua me lëkundje të forta tërmeti. Lëkundjet kanë shkaktuar panik tek banorët të cilët shprehen se ato kanë qënë aq të forta saqë i kanë zgjuar edhe nga gjumi.
Pas 5 goditjeve te mëngjesit te sotem, lekundjet kane viujuar edhe me dy goditje te tjera, e fundit gjithashtu shume e forte, me magnitude 5.
Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë 12 kilometra në vijë ajrore midis Korçës dhe Ersekës. Sipas raportimeve bëhet me dije se kanë qenë 7 lëkundje në total që kanë tronditur banorët, të cilët shprehen se një tërmet i tillë kaq i fuqishëm është i jashtëzakontë për këtë zonë dhe se nuk ka ndodhur prej vitesh.

Deri më tani thuhet se tërmeti ka qenë i fuqisë 5.5 ballë dhe thellësi 4 km. Tërmeti ka qenë aq i frishëm sa ka çarë edhe muret e banesave dhe ka detyruar banorët të dalin jashtë banesave të tyre. Fatmirësisht nuk ka pasur viktima dhe as të lënduar.













