Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu dorëzoi disa prova në Prokurori për dhunën e policisë ndaj banorëve të Bregut të Lumit. Në një prononcim për media, ish-deputeti Balliu tha se Prokuroria po bën pastrim kimik kriminelëve e përdhunuesve.
Balliu tha se ka depozituar prova rreth dhunës së policisë ndaj një 20 vjeçareje.
“Depozituam provat e cuditshëm që hetimet ndaj drejtorisë të policise Ramës e Rilindjes mbyllen ndërkohë që hapen hetime pa njoftuar askënd si në rastin e 6 deputetëve. Shpresoj të bëjnë punën e vetë, po ne skemi as polici as prokurori, ato punojnë që të fabrikojnë prova kundër qytetarëve shqiptarë. Prokuroria po bën pastrim kimik kriminelëve e përdhunuesve. Ndaj sot do t’i bëja thirrje çdo qytetari t’i bashkohet protestës së 2 qershorit. ”-tha Balliu.
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/2370833786466270/











