Reagimin e parë pas lajmit se Holanda ka zyrtarizuar vendimin e saj për ti propozuar Brukselit pezullimin e vizave, e ka dhene ish-deputeti Tritan Shehu.
Shehu shkruan se kjo është tragjike dhe te kishte ndodhur në vend tjetër, normalisht duhej kërkuar dorëheqja.
“Tragjike!!!!
Zyrtarizohet kerkesa e Hollandes per bllokimin e levizjes se lire per shqiptaret.
Kjo Qeveri nuk duhet te qendroje as 24 ore!!!
Doreheqja e menjehereshme do te kishte ndodhur ne cdo vend tjeter!
Ndryshe….,-shkruan Shehu.
Kujtojmë se në letrën drejtuar komisionerit për migrimin dhe punët e jashtme, Dimitris Avramopulos, Holanda kërkoi me shkrim që Komisioni Europian të konsiderojë pezullomin e vizave për shtetasit shqiptarë.











