Mehdin Përgjegjaj i njohur ndryshe si Meda është një ndër këngëtarët më të dashur të publikut shqiptar.
Gjatë ditës së sotme Meda ka zhvilluar një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha. Ai ka shkuar në zyrën e Berishës dhe ka shprehur simpatinë e madhe që ka.
Meda i ka dhuruar ish-kryeministrit dhe një album me këngët e tij, duke specifikuar se përmban si ato me motive patriotike dhe ato me motiv dashurie.
‘Për mu ka qenë ëndërr dhe kënaqësi, jo vetëm për mua po dhe për familjen që e ka pas si ëndërr t’ju takoj. E kam pas qysh moti, po tani erdhi rasti’, u shpreh më tej Meda.











