Julian Deda ka ironizuar kryeministrin Edi Rama lidhur me letrat që i ka dërguar kryedemokratit Lulzim Basha për të dialoguar.
Me anë të një statusi në Facebook, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, i kërkon me ironi kryeministrit që të dorëhiqet pasi iu bënë “duart copë” duke shkruar letra për Bashën.
“Ed, ti në fillim sikur ishte i kënaqur dhe i pa cënuar nga djegia e mandateve të opozitës, ndërsa sot të ranë duart copë duke shkruar letra ku lutesh dëshperimisht që Lul Basha të ta var pak,”-shkruan Deda.











