Një aksident është shënuar në aksin rrugor Korçë-Voskopojë.
Ngjarja ka ndodhur në segmentin rrugor që të çon në Voskopojë, ku një mjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur katër maturantë.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa të plagosurit janë dërguar me shpejtësi drejt spitalit rajonal të Korçës.
Nga të dhënat e para mësohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuara. Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po hetojnë për dokumentimin e plotë të aksidentit.












