Zbardhet vendimi i rradhës nga mbledhja informale e kryeministrit Rama me deputetët dhe shtabin elektoral.
Mësohet se në takim është folur për strategjinë elektorale duke filluar nga spotet deri te kalendari dhe agjenda.
Në takim u mor vendimi se fushata elektorale do të hapet zyrtarisht ditën e shtunë në orën 19:00 te Parku Olimpik.
Ndërkohë që opozita e bashkuar do të protestojë me datë 2 qershor kundër kryeministrit Edi Rama, ky i fundit ka bërë me dije se do të jetë në Lezhë, ku do të paraqesë kandidatin e koalicionit të Aleancës për Shqipërinë Europiane, Pjerin Ndreun për Bashkinë e Lezhës.











