Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kaluar. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Lezhës ne lagjen “Gurra”. Sipas policisë, i plagosuri është Ridvan Koca.
Ditën e sotme 35-vjeçari Ridvan Koca ka treguar se nuk ka arritur ta njohë autorin.
Burimet bëjnë me dije se Koca është shprehur se autori i është afruar në tavolinë, në lokalin ku ai po pinte kafe dhe e ka qëlluar në këmbë.
“Nuk kam konflikte me njeri. Nuk arrita ta njoh autorin dhe nuk e di se ush mund të jetë. M’u afrua në tavolinë dhe më qëlloi tek këmbët,”- mësohet të jetë shprehur ai.
Lezhë/Informacion paraprak i policise
Në një lokal në lagjen “Gurra”, Lezhë, është plagosur me armë zjarri R. K.,35 vjeç, banues në Lezhë, i cili është dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.












