Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.
Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve kanë mbetur të plagosur tre persona.
Të plagosurit janë transportuar në spital ndërkohë që policia ende nuk ka dhënë një version zyrtar për rrethanat në të cilat ndodhi ky aksident.











