Pak minuta pas mbylljes së protestës së gjashtë kombëtare të opozitës, u caktua edhe data e protestës së radhës. Ajo do të mbahet më 31 maj, të paktën kështu u vendos nga mbledhja e këshillit të kryetarëve, krerëve të djathtë të bashkive dhe grupit parlamentar të PD.
Data e protestës përkon me ditën kur nis edhe zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 30 qershorit.
Menjehere pas mbylljes se mitingut, Basha thirri në mbledhje krerët e bashkive të drejtuara nga PD, ish-deputetët e grupit parlamentar dhe kryetarët e PD në rrethe, ku edhe u vendos data 31 maj për atë që do të jetë protesta e shtatë kombëtare e opozitës.











