Policia e Shtetit ka filluar të marrë masa kundër protestës së nesërme që disa ditë më parë.
Në një urdhër të paprecedentë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, u ka kërkuar shoqërive private të sigurisë, që të mos lejojnë punonjësit e tyre të shkojnë në protestë. Letra mban datën 21 maj, vetëm 4 ditë para protestës së 25 majit.
Në pikën nr.2 të letrës, Drejtori i Policisë thotë se ndalohet pjesëmarrja në protestë për punonjësit e shoqërive private të sigurisë.

Pjesëmarrja në protestë është një e drejtë kushtetuese dhe nuk ka rëndësi vendi se ku punon. Është hera e parë në vend që punonjësve të shoqërive private u kërkohet që të mos dalin në protesta, madje me një letër zyrtare të firmosur nga Drejtori i Policisë Ardi Veliu.











