• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Masakra e Peshkëpisë/Fredi Beleri nën hetim, Për çfarë dyshohet dhe dëshmia që dha në prokurori

droni by droni
23 May, 2019
in Kronika, Kryesore
0
Masakra e Peshkëpisë/Fredi Beleri nën hetim, Për çfarë dyshohet dhe dëshmia që dha në prokurori
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas 25 vitesh nga ngjarja, disa muaj më parë, Prokuroria hapi dosjen, që njihet ndryshe si “Masakra e Peshkopisë”, ku mbeti i vrarë roja dhe komandanti i këtij reparti dhe u plagosën katër ushtarakë të tjerë. Hetimet po drejtohen nga prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, dhe gjatë ditës së djeshme, në praninë e tij dhe dy oficerëve të Policisë Gjyqësore, Beleri është marrë tri orë në pyetje, nga ora 12:00-15:00. Pas përfundimit të marrjes në pyetje, atij iu komunikua dhe akuza e ngritur, “Kryerje e aktiviteteve dhe veprimtarive terroriste”.

Në dyert e Prokurorisë, Beleri, në një reagim për median, tha se ishte paraqitur për të pastruar baltosjen që po i bëhej. “Erdha në Prokurori që të mbarojë baltosja dhe poshtërimi ndaj figurës sime për një çështje që nuk kam asnjë lidhje. Në ditën dhe në muajin që është bërë veprimi, unë kam qenë në Qipro. Edhe autoritet greke, edhe ato shqiptare, kanë prova që të ndalojnë poshtërimin e figurës sime për veprimet e mia politike”, tha ai.

Posta Kufitare e Peshkëpisë në Gjirokastër u përball prillin e vitit 1994 me një sulm agresorësh grekë, të cilët, pasi vranë rojën, ushtarin Arsen Gjinin dhe komandantin e repartit, kapiten i Parë, Fatmir Shehu, plagosën efektivë të tjerë dhe grabitën gjithë armatimet në tërheqje e sipër. Ndërkohë, pak ditë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve refuzoi kandidimin e Alfred Belerit si kandidat i pavarur për zgjedhjet e 30 qershorit në Bashkinë e Himarës.

PRETENDIMI

Autoritete greke ndalojnë më 18 mars të vitit 1995, 7 të dyshuar si autorë të masakrës së Peshkëpisë. Ata sapo kishin dështuar në një tjetër sulm terrorist ndaj kufirit shqiptar. Gjatë kontrollit të ushtruar te të ndaluarit, u gjetën edhe armët e municionet e rrëmbyera në Postën Kufitare të Peshkëpisë.

Të ndaluarit e komandës së ashtuquajtur “Pirro i Parë”, ishin: Jorgos Anastasulis, 34 vjeç, shtetas grek, oficer, Apostolos Karvelas, 26 vjeç, shtetas grek (ish-polic rrugor), Marios Kutula, 25 vjeç, qytetar shqiptar, Fredi Beleri, qytetar shqiptar, 23 vjeç, (i cili përdor disa emra si Dionisios dhe Foti), Jorgo Kristo, 26 vjeç, Jorgo Papa, 30 vjeç, të gjithë këta janë nga Himara, Harallamb Papa, 21 vjeç, nga Krioneri i GjirokastrëS. Edhe pse armët e gjetura ishin ato të vjedhura në Peshkëpi, Gjykata në Athinë vendosi se këto nuk ishin prova të mjaftueshme dhe të gjithë u liruan.

Duke qenë se emri i tij ishte përmendur nga mediat si i përfshirë në këtë ngjarje, emisioni “Gjurmë shqiptare” i kërkoi Fredi Belerit, kandidat për Bashkinë e Himarës, në zgjedhjet e vitit 2015, një reagim për këtë çështje. Ai nuk pranoi të realizonte një intervistë, por përmes mesazheve dha qëndrimin e tij për këtë çështje.

“Unë nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen e Peshkëpisë. Është një mit që e kanë kultivuar gjithë këto vite mediat. Ju falënderoj për ftesën, por nuk kam asgjë të re për të thënë për çështjen. Nga janari i vitit 1994 deri në korrik nuk kam qenë as në Greqi, as në Shqipëri. Fakt që është vërtetuar nga autoritetet shqiptare dhe ato greke”, ishte përgjigjja e Belerit për emisionin.

Masakra e Peshkëpisë, si u vranë dy ushtarakët shqiptarë para 25 vitesh

Masakra e Peshkëpisë në Gjirokastër ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të datës 10 prill 1994. Organizata terroriste greke “Mavi” (Fronti për Çlirimin e Vorio-Epirit), kaloi kufirin e gjelbër nga Greqia dhe hyri në territorin shqiptar, duke iu drejtuar Postës Kufitare të Peshkëpisë, duke vrarë komandantin e postës, Fatmir Shehu, ushtarin Arsen Gjini dhe duke plagosur ushtarët e tjerë: Ardian Velmishi, Janaq Zaka, Frederik Kalemi.

Gjatë sulmit, ata morën peng edhe një nga ish-nënoficerët e këtij reparti kufitar, Qemal Strokën, i cili më pas u la i lirë në kufi. Anëtarët e këtij grupi terrorist rrëmbyen edhe armët luftarake që ishin në depon e repartit. Pasi u ngjitën në qafën sipër repartit dhe kaluan shpatin e malit Bureto, autorët e sulmit e liruan nënoficerin shqiptar dhe e lanë atë të kthehet. Brenda pak minutash, grupimi me emrin e koduar të mbretit të lavdishëm të Epirit, “Pirro i Parë”, u rikthye serish në territorin grek.

Ndërsa rekrutët e rinj të repartit të Peshkëpisë nxituan që t’u jepnin ndihmën e parë Arsen Gjinit e Fatmir Shehut, por ata nuk kishin më shenja jete. Autorët e këtij sulmi të ndodhur 25 vite më parë, pasi kaluan kufiri, qëndruan në një kodër përballë postës që kishin planifikuar të sulmonin, nga ku mund të mbanin nën kontroll çdo lëvizje. Pasi u siguruan për numrin e rojeve dhe vendndodhjen e saktë të tyre, ata u vunë në lëvizje.

Sulmi nisi në mesnatë, në një kohë që 130 rekrutët e rinj, të moshave 18-20 vjeç, ishin në gjumë. Dëshmori i Atdheut, 20-vjeçari Arsen Gjini, nga fshati Seman i Fierit, i ndjeu lëvizjet e autorëve që vinin nga përtej kufirit, por arma tip “Kallashnikov” që ai mbante në duar ishte pa fishekë. Paralajmërimi i ushtarit shqiptar nuk i trembi autorët e sulmit, pasi sipas të dhënave ata mund të kishin siguruar informacion nga brenda dhe e dinin që roja nuk kishte municion.

Arsen Gjini u qëllua i pari gjatë këtij sulmi, duke mbetur i vrarë. Më pas, autorët mësynë brenda godinës dykatëshe duke hyrë në fjetinën ku ndodheshin rekrutët dhe në depon ku ruhej armatimi për të parandaluar çdo kundërpërgjigje. Brenda dy minutash, i gjithë reparti, me mbi 130 ushtarë dhe oficerë, gjendej i çarmatosur dhe i nxjerrë jashtë luftimit.

Oficeri i stërvitjes, kapiteni Fatmir Shehu, që natën e ngjarjes ishte oficeri më i rëndësishëm i repartit në detyrë, gjendej në katin e dytë të godinës. Sapo dëgjoi të shtënat dhe rrëmujën në godinë, zbriti poshtë me një pistoletë tip “Tokarev”. Por tentativa e tij për të rezistuar ishte e kotë, pasi babai i dy fëmijëve u qëllua me breshëri në sheshpushimin mes shkallëve, duke mbetur i vdekur./PANORAMA

Tags: arrestbejleriDosjamaskara e peshkepiseprokuroria
Previous Post

Betohen dy deputetët e rinj, para Parlamentit nis protesta

Next Post

VIDEO/Çiljeta mbulon kokën dhe trupin me shami, ndjekësit lumë kritikash mbi të: Ik në Turqi

droni

droni

Next Post
VIDEO/Çiljeta mbulon kokën dhe trupin me shami, ndjekësit lumë kritikash mbi të: Ik në Turqi

VIDEO/Çiljeta mbulon kokën dhe trupin me shami, ndjekësit lumë kritikash mbi të: Ik në Turqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.