Tirong Aboh, ligjvënës i Partisë Kombëtare Popullore (NPP) nga Khonsa Ëest të distriktit Arunachal Pradesh dhe djali i tij, Longgem Aboh mbetën të vrarë mes të tjerëve.
Pema Khandu, zyrtar i lartë në Arunachal Pradesh u shpreh:
Sipas raportimeve të policisë, 11 persona, përfshirë ligjvënësin Tirong Aboh u zunë në pritë dhe u vranë mes Khonsa dhe Deomali nga militantë të armatosur.”
Thuhet se sulmi është kryer nga militantët separatistë të fraksionit Isak-Muivah. Ushtria dhe policia indiane po hetojnë më tej ngjarjen e rëndë.












