Studentët e Universitetit “Fan Noli” në Korçë do ti bashkohen protestës kombëtare studentore të thirrur të mërkurën , 22 maj, para Ministrisë së Arsimit.
Vendimi u mor pas mbledhjes së zhvilluar nga përfaqësuesit e Universiteteve nga e gjithë Shqipëria, e cila u zhvillua në Universitetin “Fan Noli”.
Në deklaratën e përbashkët thuhet se është konstatuar se pakti për universitetin nuk është përmbushur siç u premtua.
Më 22 maj studentët do të protestojnë para Ministrisë së Arsimit. Arsyet sipas studentëve organizatorë lidhen me kërkesat e paplotësuara nga Ministria e Arsimit












