Kjo është historia e bukur që na vjen nga Italia me protagonist një shqiptar, i cili jeton në Perugia.
Sokol Berisha është kthyer në hero dhe mediat kudo po shkruajnë për të dhe gjestin e tij. Ai largua nga kisha ku po lidhte fatin me të dashurën e tij për të shpëtuar një jetë.
Berisha sapo i kishte thënë ‘po’ të dashurës së tij dhe po dilte nga kisha e San Francesco d’Assisi në Matera, kur vuri re një grua që u rrëzua në tokë në afërsi të Piazza San Francesco Fortuna.
Menjëherë, dhëndri vrapo drejt 60-vjeçares për ti shpëtuar jetën, raportojnë mediat italiane.
Berisha përdori defibrilatorin e ndihmës së parë për ti dhënë ndihmë turistes dhe më pas ajo u dërgua në spital.












