Dy vjet pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për “reformimin” e Akademisë së Shkencave, duket se gara ka vetëm një kandidat për të marrë drejtimin e këtij institucioni.
Kandidati i vetëm për kryetar është politikani i majtë, Skënder Gjinushi, kryetar Kuvendi gjatë qeverisjes së PS dhe ish-ministër i regjimit komunist.
Ish-ministri Ylli Manjani ka reaguar duke e ironizuar përzgjedhjen e tij dhe gjithë farsën e kësaj çështjeje.
“Arritje 2017-2019! Kaluam nga viti i Skënderbeut tek viti i Skënder Gjinushit. Por edhe një foto me Ronaldon, me tajaren e Tares…“, shkruan ish-ministri në rrjetet sociale.











