• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gjoba 110 milionë euro për Shqipërinë, reagimi: Të zbulohen personat përgjegjës

droni by droni
18 May, 2019
in Kronika, Kryesore
0
Gjoba 110 milionë euro për Shqipërinë, reagimi: Të zbulohen personat përgjegjës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Konfindustria e shqetësuar ka bërë thirrje që të ngrihet një komision hetimor për të nxjerrë përgjegjësit për gjobën prej 110 milionë eurosh që i është vendosur Shqipërisë.

Në një njoftim për mediat, Konfindustria e drejtuar nga Gjergj Buxhuku thotë se do të kërkojë pranë Kuvendit të Shqipërisë krijimin e një komisioni për hetimin e thelluar të rastit në fjalë dhe nxjerrjen e të gjithë përgjegjësve institucionalë përkatëse në raste të tjera të ngjashme.

Konfindustria vlerëson, se në rastin më të mirë kemi të bëjmë me paaftësi të plotë të vendimmarrjes politike, ekzekutivit, institucionet ligjzbatuese përfshi edhe Avokaturën e Shtetit, që krijojnë kushtet ligjore për humbjen e shtetit shqiptar në përballjet në Gjykatat Ndërkombëtare.

Reagimi i plotë i Konfindustrisë:

Konfindustria, duke marrë shkak nga lajmet e fundit mjaft shqetësuese për dënimin me mbi 100 milion euro të shtetit shqiptar në Gjykatën Ndërkombëtare të Uashingtonit, do të kërkojë pranë Kuvendit të Shqipërisë krijimin e një komisioni për hetimin e thelluar të rastit në fjalë dhe nxjerrjen e të gjithë përgjegjësve institucionalë përkatëse në raste të tjera të ngjashme.

Hetimi i Kuvendit të Shqipërisë për zbulimin e shkaqeve ligjore dhe personave përgjegjës është i domosdoshëm, duke ditur se sipas të dokumenteve zyrtare të publikuara, shteti shqiptar rrezikon të ndëshkohet nga përballjet me Gjykatat Ndërkombëtare me ndëshkime financiare, që mund të shkojnë deri në 2 miliardë euro.

Rastet e ndëshkimeve të rënda nga Gjykatat Ndërkombëtare, janë kambanë alarmi për qeverinë shqiptare për të qenë e kujdesshme në politikën e deritashme të kontratave të tipit PPP dhe koncesionare me palë të treta, të paktën deri në nxjerrjen e përfundimeve nga komisioni parlamentar hetimor.

Konfindustria vlerëson, se në rastin më të mirë kemi të bëjmë me paaftësi të plotë të vendimmarrjes politike, ekzekutivit, institucionet ligjzbatuese përfshi edhe Avokaturën e Shtetit, që krijojnë kushtet ligjore për humbjen e shtetit shqiptar në përballjet në Gjykatat Ndërkombëtare. Gjithashtu, është e mundshme, që përveç paaftësisë profesionale, përfaqësues të institucioneve vendore të jenë përfshirë me vetëdije në bashkëpunim të qëllimshëm më palët paditëse për dhënien e shkaqeve ligjore, që sjellin humbjen e paramenduar dhe ndëshkimet e rënda të shtetit shqiptar në përballjet me arbitrazhin ndërkombëtar.

Bashkëpunimi i fshehtë i përfaqësuesve të shtetit me palët paditëse mund të fillojë, që nga përgatitja dhe nënshkrimi me paramendim i kontratave cënuese ndaj interesave shtetërore, moszbatimi me vetëdije i gabuar i detyrimeve ligjore, prishja e njëanshme e kontratave të lidhura dhe deri te mbrojtja e qëllimshme e dobët në Gjykata Ndërkombëtare nga ana e Avokaturës së Shtetit si institucioni përgjegjës. Shqipëria është ndëshkuar ashpër nga dhe nën trysninë e gjykatave ndërkombëtare si p.sh rasti i ‘General Electric’ për hekurudhën Durrës-Tiranë me afër 80 milion $, marrëveshja me CEZ në 85 milion Euro, etj.

Kostot financiare, që rrjedhin nga humbjet e Shqipërisë në gjykatat ndërkombëtare, janë mjaft të rënda dhe godasin drejtpërdrejtë ekonominë kombëtare, buxhetin e shtetit dhe mirëqënien në afatgjatë të qytetarëve shqiptarë. Nëse, nuk merren masa të menjëhershme parandaluese, dënimet financiare nga gjykatat ndërkombëtare, mund të sjellin deri në prag të paaftësisë paguese të plotë të buxhetit të shtetit. Pasoja të rënda të ndëshkimeve nga gjykatat ndërkombëtare sjellin edhe për seriozitetin në afatgjatë të shtetit shqiptar, goditjen e besueshmërisë në tregjet financiare dhe uljen e mëtejshme të fuqisë konkuruese për tërheqjen e investimeve të huaja në vend.

Tags: bechetidemshperblimiGjyqiRama
Previous Post

I zbulohen fishekët në shtëpi, kapet një person në Gjirokastër

Next Post

Dhunë dhe gaz lotsjellës, policia shpërblehet: Marrin një rrogë më shumë

droni

droni

Next Post
FOTO/Momenti kur protestuesit humbasin ndenjat nga gazi lotsjellës, 1 në gjendje të rënduar

Dhunë dhe gaz lotsjellës, policia shpërblehet: Marrin një rrogë më shumë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.