Dy persona janë plagosur në Sarandë duke peshkuar me dinamit artizanal.
Ilirjan Llanaj, 46 vjeç nga Saranda dhe Mantho Gunella, 59 vjec nga Çuka peshkonin me leëndë plasëse për rrjedhojë u plagosën dhe u transportuan në spitalin e Sarandës për ndihmën mjekësore.
Ngjarja ndodhi në lumin e Bistricës, pranë kanalit të Cukës. Ata morën dëmtime të lehta nga përhapja e guralecëve të lumit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Për shkak të plagëve të marra bluzat e bardha të Sarandës e nisën 46-vjeçarin Ilirjan Llanaj për mjekim të specializuar drejt Tiranës, ndërkohë që 59-vjeçari Mantho Gunella pas mjekimit është larguar nga spitali.











