Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po kap edhe Akademinë e Shkencave.
Në një postim në twitter, Basha thotë se ashtu si “zgjedhjet” e tjera falso edhe në Akademinë e Shkencave po gatuhet “zgjedhja” e Gjinushit.
Kreu i demokratëve thotë se Rama dhe banda në pushtet dhunon shkencën dhe artin njësoj si demokracinë, pronën, qytetarin, ekonominë, të drejtat politike, drejtësinë.
POSTIMI I BASHES:
“Ashtu si “zgjedhjet” e tjera fallco edhe në Akademinë e Shkencave po gatuhet “zgjedhja” e Gjinushit. Rama dhe banda në pushtet dhunon shkencën dhe artin njësoj si demokracinë, pronën, qytetarin, ekonominë, të drejtat politike, drejtësinë. Asnjë hap pas! #ShqipëriaSiEuropa #25Maj”, shkruan Basha.











