asditen e sotme gazetarja e Zërit të Amerikës tha se burime për këtë media bënin me dije se Petrit Vasilit i ishte refuzuar viza nga Ambasada Amerikane.
Madje dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila ishte e ftuar në studion e VOA tha se nuk ‘e vinte dorën në zjarr’, e pyetur nëse Petrit Vasilit i ishte refuzuar viza nga SHBA.
Mirëpo pak më parë Vasili ka publikuar vet foton e vizës amerikane në pasaportën e tij duke hedhur kështu poshtë gjithë aludimet.
Në fakt viza është lëshuar në 4 qershor 2018 dhe ka skaduar në 13 shtator 2018. Ndërkohë tani nuk dihet nëse kreu i grupit parlamentar të LSI ka aplikuar sërish për vizë.












