Banesa e ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt pak ditë më parë u njollos me bojë dhe në muret e saj u shkrua:” Borchardt, të të vijë turp”.
E gjithë qeveria, duke filluar nga kryeministri e cilësuan këtë akt si një kërcënim dhe frikësimi ndaj ambasadorit të OSBE-së.
Ata të cilët kanë dhënë këtë mesazh, janë një grup të rinjsh të cilët kanë shkruar me bojë murin ku banon ambasadori. Në videon e publikuar nga “Opinion.al” mes të rinjve janë edhe Marsjan Frroku dhe Frenkli Prengaj.












