Kryeministri Edi Rama njofton një tjetër bashkëbisedim me gazetarët në sallën e Hartave në Kryeministri. Kujtojmë se kjo është e njëjta sjellje si pas protestës së 11 majit.
Bashkëbisedimi do të nisë në orën 13:00 dhe vjen një ditë pas marshimit protestë që opozita ndërmori pasditen e 13 majit nëpër Tiranë, duke u ndalur fillimisht tek kryeministria, më pas tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, më pas Parlamenti, ministria e Brendshme dhe në fund drejtoria e policisë e Tiranës.













